LIFESTYLE, 27 Mars 2018, 11:40

Transformohet Rita Ora, nuk do ta njihni me pamjen e re (FOTO)

Rita Ora është një ndër artistet që eksperimenton vazhdimisht me pamjen e saj të jashtme duke iu përshtatur  interpretimeve të saj. Të gjithë e kujtojmë se si gjatë paraqitjes së saj në MTV VMA, i befasoi të gjithë duke e ndryshuar lukun 13 herë brenda natës.

Së fundmi në këngëtarja shqiptare ka bërë një transformim rrënjësor që na bëri të fërkonim sytë. Këtë ajo e ka treguar edhe në postimet e saj në “Instastory”.

Rita kësaj radhe është transformuar si një anëtare e grupit të famshëm “Spice Girls”  dhe ka imituar lukun e këngëtares Mel B. Mund të themi që ka shkëlqyer në kuptimin e vërtetë të fjalës.