TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ermal Mamaqi është shndërruar në një ndër moderatorët më të ndjekur të momentit. Pa komplekse, elokuent dhe me një sens të lartë humori ai e ka kthyer emisionin e tij në të preferuarin e publikut shqiptar.
Por si është të punosh me Ermal Mamaqin, a është ai po kaq gazmor dhe i merr gjërat po me kaq sportivitet sa shfaqet në ekran. Se si është Ermali në prapaskenë na e ka zbuluar gazetari dhe miku u tij , Sony, i cili në një intervistë për emisionin “Rudina” ka thënë se njohja e hershme me moderatorin ia ka lehtësuar punën e tyre sot.
Pyetjes së Rudinës çfarë do të donte të ndryshonte tek Ermali, Sony i përgjigjet me sheqer.
“Ndoshta do të duhej të bëhej pak më i keq që të punojmë më shumë…”, u shpreh me humor Sony.
Ai rrëfeu se Ermali është shumë korrekt, bashkëpunues, i fton për drekë e për darkë kolegët e tij, por kur vjen fjala tek puna ai është shumë i rreptë.
“Ermali ka një gjë. Nëse nuk punon, e thyen kodin, ligjin, mendoj se bie shpejt. Ermali nuk ta zgjat shumë…”, tha Sony.