LIFESTYLE, 27 Mars 2018, 13:43

Supermodelja 44-vjeçare nënë e 4 fëmijëve, e lidhur me 28-vjeçarin

Heidi Klum ka nisur një romancë me Tom Kaulitz, i cili është anëtar i grupit “Tokio Hotel”.

Modelja 44-vjeçare është kapur nga paparacët e DailyMail, teksa po shkëmbente puthje romantike me Kaulitz, pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti.

Tom Kaulitz është 28 vjeç, ndërsa kjo gjë nuk e ka penguar që të lidhej me 44-vjeçaren, e cila ende vazhdon të jetë në top-formë.

Klum kishte veshur një xhaketë të kuqe, e cila kap shifrën prej 2022 paund.

Modelja e lindur në Gjermani është nënë e katër fëmijëve; Helene 13, Henry 12, Johan 11, dhe Lou 8 vjeç.

Ajo i ka të vegjlit e saj me ish-bashkëshortin Seal, 55 vjeç, me të cilin ka qenë e martuar nga viti 2005 deri në vitin 2014.