TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë paradites së sotme është arrestuar Drejtori i Burgut “313”, Eduart Struga, nën akuzën për veprën penale të korrupsionit. Urdhri i arrestit është lëshuar nga SPAK.
Struga ka qenë nën hetim për disa muaj, ndërsa arrestimi është bërë nga krimi ekonomik.
Dyshohet se arrestimi i tij është bërë për shkak të një tenderi.
Ndërkaq, janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë.
ABC News ka mësuar se një prej të arrestuarve është vartës i Drejtorit të Burgut “313”, Eduart Struga, ndërsa personi tjetër është punonjës në një sektor privat.
Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, janë ushtruar kontrolle të shumta, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një shumë e konsiderueshme lekësh. Sipas burimeve dyshohet se janë para të marra në mënyrë korruptive.
Struga është emëruar në krye të këtij institucioni në vitin 2019