AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 15:34

Kongresi Amerikan miraton paketën, 900 miliardë dollarë ndihmë për ekonominë

Kongresi Amerikan miraton paketën, 900 miliardë dollarë

Kongresi Amerikan ka miratuar një paketë prej 900 miliardë dollarë, sikurse ishte parashikuar të ndihmës pandemike ër të ndihmuar ekonominë e goditur nga kriza e pandemisë.

Senatorët miratuan projekt-ligjin të hënën vonë, disa orë pasi ai u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Ndihma përfshin pagesa direkte për shumë amerikanë dhe mbështetje për bizneset dhe programet e papunësisë. Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë paketën shumë shpejt.

Nga ana tjetër, presidenti i zgjedhur Joe Biden mirëpriti paketën e ndihmës por tha se Kongresi duhej të fillonte punën për të mbështetur planin e tij të ndihmës Covid-19 në vitin e ri.