AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 13:51

“Kjo qeveri grabiti pushtetin”, nënkryetarja e VV: Të gjitha zemrat rrahin për Vetëvendosjen

“Kjo qeveri grabiti pushtetin”, nënkryetarja e VV: Të

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka shkuar në Presidencë, aty ku po mbahet takimi i presidentes në detyrë Vjosa Osmanit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Para mediave Mulhaxha – Kollçaku ka folur shkurt, ndërsa është shfaqur tepër e emocionur.

Ajo ka thënë se është vendim i merituar dhe i drejtë ai që ka marrë Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

“Kjo qeveri që nga fillimi ishte ilegjitime, një qeveri që e grabiti pushtetin. Presim më të mirën.

Ka aq shumë disponim, saqë të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë”, ka thënë ajo.