AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 12:52

Kërkoi azil në Shqipëri, Gjykata Administrative rrëzon padinë për Selami Simsek, një hap pranë ekstradimit

Kërkoi azil në Shqipëri, Gjykata Administrative rrëzon

Gjykata Administrative rrëzon padinë për Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi, pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.

Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar për azilin dhe refugjatët dhe kërkoi nga gjykata t’i urdhëronte këto dy institucione t’i pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.

Për momentin ai ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe në Apel Administrativ rrezikon ekstradimin drejt Turqisë, si miku i tij Harun Çelik.