TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Albin Kurti ka folur sot para mediave për aktgjykimin e mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese.
Kurti, pas takimit me presidenten në detyrë Vjosa Osmanin lidhur me zgjedhjet, është pyetur nga mediat nëse do të i lejohet që të garojë në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka thënë se për këtë çështje janë duke pritur vendimin e plotë të Kushtetueses.
“Në anën tjetër sa i përket hollësive që i ka përmendur Gjykata ne gjithashtu duhet të presim për aktgjykimin e plotë që ta themi aktgjykimin tonë, na nevojitet ta japim një interpretim të drejtë. Do ta merrni përgjigjen në aktgjykimin e plotë, unë do të jem në të gjitha takimet ne vijim nga Këshilltari ynë ligjor, Blerim Sallahu”, ka thënë.