AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 13:14

Zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha nis caktimin e drejtuesve politikë në qarqe

Zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha nis caktimin e drejtuesve politikë

Teksa nuk na ndajnë shumë nga zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike ka ndezur ‘motorët’ për fushatën elektorale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur me caktimin e drejtuesve politikë në qarqe.

Drejtues politik i PD-së në qarkun e Shkodrës do të jetë Helidon Bushati, ndërsa në Fier do të jetë Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë që po vijon puna për caktimin e drejtuesve të qarqeve të tjera.