AKTUALITET, 22 Dhjetor 2020, 15:12

Në Serbi mbërrin vaksina e kompanisë Pfizer

Në Serbi mbërrin vaksina e kompanisë Pfizer

Kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të kompanisë Pfizer arriti sot në Serbi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Qeverisë së Serbisë, avioni me vaksinat u ul në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd.

Bëhet fjalë për 4.800 doza të vaksinës, ndërsa sot duhet të mbahet seanca e parë e Ekipit koordinues nacional për imunizim kundër COVID-19, në të cilën duhet të miratohet Plani Operacional për Përgatitjen dhe Zbatimin e Imunizimit të Popullsisë, lajmëroi Radio-televizioni i Serbisë (RTS).

Agjencia për barnat dhe pajisjet mjekësore të Serbisë më herët dha pëlqimin e saj për importin e vaksinës, ndërsa sipas njoftimeve të mëparshme, dozat e para janë të destinuara për shtëpitë për kujdesin ndaj të moshuarve.