TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi ka marrë pesë jetë njerëzish në Greqi, gjatë 24 orëve të fundit. Mediet fqinje raportojnë se në këto orë janë konfirmuar 270 raste të reja pozitive, nga të cilët 26 janë identifikuar në pikat kufitare të vendit.
Zyrtari grek, që njoftoi shifrat, Gikas Majorkinis, bëri me dije se përhapja e virusit është e madhe dhe po prek kryesisht moshat e reja nga 20-30 vjeç.
Sipas tij, ata që kthehen nga pushimet duhet ta konsiderojnë veten bartës të virusit dhe të qëndrojnë të mbyllur vullnetarisht për një javë, në mënyrë që të mbrojnë të moshuarit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi ka shkuar në 9800. 35 pacientë janë të intubuar, ndërsa 147 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rëndë. Ndërkohë, numri total i vdekjeve ka shkuar në 259.