TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Karabinierët në Brianza kanë arritur të zbulojnë dhe të arrestojnë dy shqiptarë, të cilët dyshohet se kryenin vjedhje të banesave në këtë qark.
Në pranga kanë rënë dy shtetas të Shqipërisë, të rinj në moshë, përkatësisht 33 dhe 24 vjec. Arrestimet janë kryer, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga ana e Gjykatës së Monzës.
Të dy shqiptarët akuzohen për 7 vjedhje nëpër shtëpi, tre prej të cilave kanë qenë grabitje në tentativë. Të gjitha rastet janë kryer nga dhjetori i 2019 deri në shkurt 2020, në komunat e provincave Lecco (Lomagna), Monza Brianza (Seregno, Burago Molgora, Meda dhe Cesano Maderno), Varese (Samarate) dhe Milano (Paderno Dugnano).
Dy të rinjtë janë dërguar në burg. Ata do të përgjigjen për akuzat për vjedhje në seri nëpër banesat e italianëve, në këtë zonë.