TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debati virtual mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha vijon prej disa orësh.
Pasi kryedemokrati i kërkoi llogari për transparencë, Rama u shpreh duke thënë se nuk ka marrëveshje as negociata që prej ndryshimit të qeverisë ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme nuk ka pasur një të tillë.
“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?! Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata”, shprehet Rama në reagimin e disatë.
Në mesazhin e fundit Basha shkruante:
“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.”
Debati mes tyre ka nisur për çështjen e kufirit detar pasi kryeministri grek ka deklaruar që do të zgjerohen me 12 milje dhe opozita kërkon transparencë nga qeveria nëse cënohet hapësira shqiptare.