AKTUALITET, 28 Gusht 2020, 16:44

Deti/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Ja aktet madhore që mbajnë vulën e PS! Lëre kalemin, shtrëngo kallamin!

Deti/ Presidenca i përgjigjet Ballës: Ja aktet madhore që

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i përgjigjet kreut të grupit të PS, Taulant Balla, lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Blushi shkruan në rrjetet sociale se, “Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS”.

Sipas zëdhënësit të Metës, “Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS”.

Reagimi i Blushit:

Mos u tallni me Tao Taon!

Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.

Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS.

Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.

Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao!

Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë!

Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!

https://www.facebook.com/blushited/posts/10158606684692760