AKTUALITET, 28 Gusht 2020, 16:09

Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me dërdëllitje prej rrugaçi, trego çfarë po negocion me Greqinë

Basha i përgjigjet Ramës: Mjaft me dërdëllitje prej

Negociatat për ndarjen e detit me Greqinë kanë shkaktuar, ashtu siç pritej një debat të fortë politik në vend.

Vijon debati mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha përmes deklaratave në rrjetet sociale.

Basha iu përgjigj sëfundmi Ramës duke i kërkuar sërish që të bëjë transparencë.

“Leri dërdëllitjet prej rrugaçi Edi Rama. Bëj transparencë çfarë po ndodh me negociatat për detin. Historitë me sapun ruaji se do të duhen më vonë…”, shkruan Basha në Twitter duke iu përgjigjur kështu postimit të mëparshëm të Ramës, sipas të cilit Lulzim Basha nuk mund ta mbronte detin shqiptar.