AKTUALITET, 28 Gusht 2020, 17:28

Rritet numri i víktímave nga Covid në Itali, 1462 të infektuar në 24 orët e fundit

Rritet numri i víktímave nga Covid në Itali, 1462 të

Vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në Itali. Sipas statistikave të fundit nëntë persona kanë humbur jetën dhe 1462 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid 19.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë deri më tani numri i të infektuarve të përgjithshëm ka shkuar në 265 409 persona nga të cilët 35,472 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 206,902 persona, ku vetëm gjatë orëve të fundit janë shëruar 348 persona.