AKTUALITET, 28 Gusht 2020, 16:54

Pesë persona humbën betejën me Covid-19 në 24 orë, shkon në 271 numri

Pesë persona humbën betejën me Covid-19 në 24 orë,

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën nga koronavisuri pesë persona duke e çuar në 271 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 49-vjeçar nga Peqini, një 52-vjeçar nga Durrësi, një 72-vjecare nga Fieri, një 81- vjeçare dhe një 82-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë janë konfirmuar pozitiv me Covid 112 raste të reja.

Situata vijon të jetë e rëndë edhe në spitale. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.