AKTUALITET, 24 Korrik 2020, 18:22

Konfirmohen 26 raste të reja me koronavirus në Greqi, asnjë vdekje në 24 orë

Konfirmohen 26 raste të reja me koronavirus në Greqi, asnjë

Konfirmohen 26 raste të reja me koronavirus në Greqi. PHEA njoftoi se nga këto raste të reja, gjashtë prej tyre u zbuluan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 4135. Në total, 8 nga pacientët po trajtohen me intubacion. 127 pacientë janë larguar nga ICU.

Në 24 orët e fundit nuk ka vdekje të reja të regjistruara, ndërkohë që deri tani numri i vdekjeve është 201.