AKTUALITET, 24 Korrik 2020, 16:23

Covid në Maqedoninë e Veriut, 129 raste të reja dhe gjashtë të vdekur

Covid në Maqedoninë e Veriut, 129 raste të reja dhe gjashtë

Maqedonia e Veriut vijon të përballet me një situatë kritike nga pandemia Covid-19. Në 24 orët e fundit janë testuar 1,535 persona si të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 129.

Gjashtë pacientë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin, duke e çuar në 451 numrin total të vdekjeve.

Ndërkohë, janë shëruar edhe 109 pacientë.