TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 29 vjeçar me inicialet B.M. nga fshati Bujan është mbytur në lumin Valbonë. Siç konfimohet edhe nga burimet zyrtare të policisë, familja e viktimës kishte denoncuar humbjen e djalit dje në orët e mbrëmjes pasi ai nuk ishte kthyer në shtëpi.
Dëshmitarët kishin thënë se e kishin parë në lumë duke u larë, kështu që sot paradite është angazhuar policia për kërkimin e tij në lumë, dhe rreth orës 15.00 e kanë gjetur trupin e pajetë të 29 vjeçarit. Policia thotë gjithashtu se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, çfarë mendohet se ai duhet të jetë mbytur në ujë aksidentalisht.
Edhe në Kukës gjatë muajit të fundit, në ujërat e liqenit të Fierzës janë mbytur tre të rinj.