AKTUALITET, 24 Korrik 2020, 17:35

E rëndë në Belgjikë, 3-vjeçarja ndërron jetë nga COVID-19, viktima më e re në vend

E rëndë në Belgjikë, 3-vjeçarja ndërron

Një 3-vjeçare është viktima më e re nga koronavirusi në Belgjikë. Lajmin e dha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Boudewijn Catry, gjatë konferencës ditore për shtyp pa dhënë detaje në lidhje me vdekjen e vogëlushes.

Ai tha se numri i të vdekurve nga COVID-19 është duke u rritur, mesatarisht tre në ditë gjatë javës së kaluar. Më tej ai shtoi se asnjë nuk është imun nga koronavirusit dhe se kushdo mund të infektohet me virusin e tmerrshëm.

Që prej nisjes së pandemisë në Belgjikë janë regjistruar 64.847 persona të infektuar me COVID-19, nga të cilët janë ndërruar jetë 9.812.