TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas takimit me aleatët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, theksoi se, opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që koalicionet të mos ndryshojnë dhe të jenë siç janë sot.
“Së pari dua të shpreh qëndrimin e opozitës e bashkuar se “5 qershori” që u votua ditën e djeshme është një bazë për garantimin e zgjedhjeve, nuk është ajo që dëshironim në por është nja marrëveshje e arritur edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.
Përshëndes qëndrimet e tyre që bëjë të qartë se konsensusi është rruga për të ecur përpara. Tryeza e Këshillit politik është vendi i vetëm ku duhet të diskutohet për një numër çështjesh.
PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë dhe mendojnë se po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura , them se sot kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të përfaqësuesit politik që sa i takon kësaj Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshojnë dhe të jenë siç janë sot”, tha Basha.