TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mjeku kardiolog në spitalin e Kavajës Drin Bardhi i ka dedikuar një mesazh prekës 27-vjeçarit me Covid-19 që ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin Infektiv.
Teksa shpreh ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta, mjeku jep edhe një mesazh për të shtuar kujdesin nga koronavirusi.
“Qofsh i xhehnetit Artian Must Cara. Do te kujtoj gjithmone te dashur, me te qeshuren tende te vecante. Allahu na bashkofte ne xhehnet. Coronavirus realitet i zi. Ruhuni bashkeqytetare” shkruan ai në statusin ku bashkangjit edhe një foto të të riut.
27-vjeçari ishte i infektuar me COVID, por asimptomatik, ndërsa sipas ministrisë së Shëndetësisë shkak për vdekjen e tij nuk ishte virusi, por sëmundja bashkëshoqëruese, pasi vuante nga talesemia.
