LIFESTYLE, 20 Nëntor 2018, 14:20

Koncerti për Skënderbeun, Dua Lipa flet me krenari për shqiptarët/ FOTO

Dua Lipa ishte një ndër këngëtaret që përformoi në koncertin dedikuar 550 vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Koncerti u mbajt në Romë dhe performuan yjet më të njohur shqiptarë.

Dua Lipa ka zgjedhur të ndajë emocionet e këtij koncerti me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

"Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastriot Skënderbeun, ku mu desh të performoja krah artistëve shqiptarë me talente të mrekullueshme, dashuria ime për rrënjët nga të cilat vij është rritur më shumë seç mund ta mendoja se ishte e mundur.

Të them që jam krenare është pak. Çfarë ndjesie", shkruan ajo.