LIFESTYLE, 20 Nëntor 2018, 10:21

Ajola Xoxa bën ndryshimin drastik në pamje pas lindjes

Me 6 shtator, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë, pasi erdhi në jetë vogëlushi, të cilin e pagëzuan me emrin Kajan. Prindërit e rinj kanë zgjedhur që të mos shfaqin në rrjetet sociale imazhin e vogëlushit dhe të gjithë po presim të shohim se kujt i ngjan vogëlushi.

Por disa javë pas lindjes, Ajola Xoxa ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke u bërë edhe ajo pjesë e familjes së bjondeve.

Në fotot e bëra publike, ajo pozon e lumtur, duke buzëqeshur, e veshur me një fustan të zi. Mesa duket i ka pëlqyer ndryshimi në pamje.