TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai është një personazh që na ka bërë të qeshim pafund me rolet që ka vënë në skenë.
Personazhi që e njeh i madh e i vogël është pikërisht ai që ka luajtur në “Pallatin 176” në rolin e Sandrit.
Bëhet fjalë për aktorin dhe regjisorin Ilir Bezhani, i cili ishte sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu prapaskenat e komedisë “Pallatit 176”.
Kam zgjedhur komedinë sepse është më e vështirë për t’u luajtur dhe ka satisfaksion më të madh. Është një kompleks i tërë që lidhet direkt me spektatorët. “Pallati 176” është komedi shumë popullore, është luajtur në 600 shfaqje dhe është edhe sot kampione. Kur u filmua kanë qenë 120 spektatorë dhe është nga filmimet e para që është filmuar direkt.
Ka qenë spektakël i suksesshëm. Me këtë komedi janë plotësuar planet e Tratrit Kombëtar, ne luanim çdo natë. Ka ndodhur që kur tregonim ndonjë batutë gabim ne, salla e thoshte të saktë. Aq shumë herë ishte dhënë saqë e dinin përmendësh. Ishte çudi dhe s’mund të gaboje. Kolegët e asaj shfaqje kanë qenë shumë punëtorë.
Rolandi improvizonte shumë dhe i jepte sens komedisë, improvizonte edhe gjatë shfaqjes. Kishte raste që e kapte edhe gazi gjatë shfaqjes. Kishte raste që ne gjatë javës luanim shfaqje të ndryshme dhe ndonjëherë ngatërronim fjalët. Ishte punë e rëndë dhe aktorët duhen respektuar”, tha Bezhani.
Ai ishte në studio së bashku me nipin e tij Rei Bezhani për të folur edhe për shfaqjen më të re “Omlet”, shfaqje e cila përmban shumë humor, muzikë, balet, por edhe mesazhe të forta. Shfaqja do të vihet në skenë në datat 21 dhe 22 Nëntor, në orën 19.30, në sallën e Akademisë së Arteve./ Tv Klan/