LIFESTYLE, 20 Nëntor 2018, 12:00

Gati ndërtimi i kullës 305 metra të lartë, kush është multimiliarderi që do të investojë/ FOTO

Të hënën, studio arkitekturore Foster + Partners, publikoi dizajnin për kullën 305 metra që do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë në kryeqytetin britanik, Londër.

Tashmë është subjekt i aprovimit final dhe puna për ta ndërtuar pritet të fillojë në 2020 dhe të përfundojë në 2025.

Tulip do të vendoset në 30 st mary Axe, e njohur si Gherkin, që gjithashtu është dizenjuar nga e njëjta studio Foster + Partners.

Edhe pse do të ketë hapësira tregtare, struktura e re do të jetë një qendër kulturore dhe educative sipas arkitektëve. Planet e paraqitura tregojnë një ndërtesë të qeltë që do të ketë Brenda vetes galeri, bare restorante dhe do të tregojë një pamje 360 gradësh të qytetit. Është multimiliarderi Jacob J Safra që do të investojë për të, njëkohësisht pronar i kullës Gherkin.

“Jemi të lumtur të përfitojmë nga talenti i jashtëzakonshëm i Foster + Partners që të sjellim në Londër një tjetër atraksion për vizitorët” tha Safra në një deklaratë për shtyp. “Eleganca e Tulip shkon shumë mirë me kullën ikonike Gherkin” tha biznesmeni.