LIFESTYLE, 20 Nëntor 2018, 11:36

Shqiptarët “pushtojnë” Vatikanin me Gjergj Kastriot Skënderbeun/ VIDEO+FOTO

Mbrëmjen e së hënës në Teatrin “Argentina” në Romë është mbajtur koncerti gala titulluar “Të bashkuar në kujtim të Skëndërbeut” në nder të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Pas fjalës së Papa Franceskut në selinë e shenjtë në Vatikan përballë delegacionit të 200 ftuarve shqiptarë përzgjedhur, këta të fundit kanë shkuar drejt Romës, ku është mbajtur një koncert madhështor për këtë rast.

Të ftuar kanë qenë emra të njohur të artit, politikës, e jetës publike duke u bërë kështu bashkë të gjthë shqiptraët në një natë të mbushur plot emocion.

Nga radhët e politikës prezent kanë qenë kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, nënkryetari i PD-së Edi Paloka, deputetja Mimi Kodheli, etj, si dhe emra të njohur si Lorik Cana, Igli Tare, etj

Në skenë janë ngjitur artistë si Inva Mula, Olen Çezari, Dua Lipa, Rame Lahaj, Genc Turkiqi, Ermal Meta, Elhaida Dani, Kledi Kadiu, etj, të cilët kanë performuar përpara 200 të ftuarve.

Një ndër momentet më kulminante dhe emocionuese të mbrëmjes e që ka ngritur peshë zemrat e gjithë shqiptarëve të pranishëm ka qenë performanca e gjithë artistëve bashkë në përmbyllje duke kënduar këngën e njohur “Luleborë”.

Krahas perfomacave brilante, kuriozitet ka pasur edhe për veshjet që kanë zgjedhur të famshmit për këtë mbrëmje madhështore.

Duke iu përshtatur edhe kodit të veshjes, ngjyra që ka mbizotëruara te femrat ka qenë e zeza, ndërsa meshkujt kanë veshur kostume klasike dikush me kollare e dikush me papion të zi.

Shihni më poshtë se çfarë veshën të famshmit shqiptarë në mbrëmjen gala në Vatikan.

/Bordo.al