SPORT, 12 Korrik 2018, 18:44

Kolinda, presidentja “sexy” e Kroacisë dhuratë speciale për Trump

Presidentja “sexy” e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, rrëmbeu të gjithë vëmendjen gjatë Samitit të NATO-s, ndërkohë që “Vatreni” eleminoi Anglinë (2-1), për të arritur për herë të parë në finalet e një Botërori, takim që do të luhet të dielën në Moskë.

"Ne e ndoqëm ndeshjen gjatë darkës," tha Grabar-Kitaroviç ndërsa hyri në sesionet e fundit të samitit të NATO-s në Bruksel, Belgjikë, të enjten, njoftoi AP.

"Ishte e mrekullueshme, sepse të gjithë aleatët ishin tifozë me ne, shumica", shtoi ajo para se të jepte parashikimin e saj: "Ky do të jetë një samit i suksesshëm dhe ne do të fitojmë të dielën".

Grabar-Kitaroviç, e cila u ul në tavolinë së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe u fotografua në këtë ngjarje me presidentin amerikan Donald Trump, ka çdo të drejtë të ndjehet e sigurt për suksesin.

Ajo u dhuroi presidentit amerikan një bluzë të Kroacisë më numrin 9m ku shkruhej emri “Trump”, ndërkohë që për kryeministren e Anglisë, Tereza May kishte numrin 10.

/TPZ.AL/