SPORT, 11 Korrik 2018, 13:32

Juventus, prezantim i nivelit hollivudian për Cristiano Ronaldon

Juventus, prezantim i nivelit hollivudian për Cristiano Ronaldon

Edhe pse u lajmërua zyrtarisht janë sërish të shumtë tifozët e Juventusit që ngurojnë ta besojnë: Cristiano Ronaldo bardhezi nuk është më një ëndërr, por realitet dhe lojtari i klasit botëror do të prezantohet të hënën e ardhshme nga Zonja e Vjetër.

Investimi realizuar nga kampionët e Italisë për t’i marrë Real Madridit pesë herë fituesin e Topit të Artë ka qenë madhor, duke qenë se bardhezinjtë kanë derdhur në total 117 milionë euro (100 për kartonin, 5 kontribute solidariteti dhe 12 komisione) ndërsa lojtari do të marrë një pagë prej 31 milionë euro për 4 sezone, por ka pak dyshime mbi faktin që bardhezinjtë do të nisin menjëherë të mbledhin frutet që blerja e sulmuesit do të sjellë për klubin.

Sic raporton “La Gazzetta dello Sport” prezantimi I CR7 do të jetë i nivelit hollivudian. Me të mbërritur në qytet, Ronaldo do të kryej vizitat mjekësore tek “J-Medical”. Më pas do të vizitojë Continassa-n, ndërkohë që prezantimi i vërtetë, që do të jetë i denjë për një yll të nivelit të tij do të bëhet për herë të parë në Stadium. Një privilegj special të cilin Juventusi ka dashur t’ia rezervojë yllit portugez.

Ditët e ardhshme do të mësohet se kur Juventusi do të zyrtarizojë programin. Sigurisht Ronaldo do të mbajë numrin 7 që ka mbajtur gjithmonë mbi shpatulla: pavarësiht se aktualisht e ka mbajtur Cuadrado, shoqëria I ka kërkuar këtij të fundit të marrë nr.16 dhe sigurisht që kolumbiani ka pranuar duke e lajëmruar edhe në Tweeter: “Je në skuadrën më të mirë”

Për sa i takon rëzidencës italiane të CR7, sic ka shpjeguar A.d Beppe Marotta, Ronaldo do të jetojë në një apartament në qendër të qytetit.