SPORT, 12 Korrik 2018, 17:55

Vendimi drastik, jo më tifoze sexy në ekrane

Në stadiume tashmë do të shihet vetëm futboll. Jo se nuk është parë futboll deri tani, por bukuroshet që ndjekin kombëtaret e tyre kanë tërheqeur vëmendjen shumë më shpesh se c’duhet. Tifozet sexy, duke filluar nga tifozet shqiptare që mrekulluan Francën e deri tek bukuroshet e Botërorit Rusi 2018, do të mbeten imazhe në kujtesë, sepse vendimi i FIFA-s është për ti dhënë fund tifozeve sexy në ekranet televizive.

Fifa do ti kërkojë emitentëve televizivë dhe tupave televisive Fifa të shmangin pamjet e tifozeve joshëse, gjatë ndeshjeve, për sa kohe mund të konsiderohen të karakterit seksist. Deklarata ka ardhur nga shefi i departamentit për përgjegjësinë sociale të Fifa-s Federico Addiechi.

Sinjalizimi i Addiechi ka qenë për shkak se gjatë Botërorit në Rusi, cështjet e seksizmit janë bërë edhe më frekuentë se ato të racizmit. Në vecanti, janë verifikuar raste të ndryshme të ngacmimeve seksuale të tifozëve kunddrejt gazetareve.

Funksionari i Fifa-s ka bërë të ditur se vendimi është një “evolucion normal”, duke kujtuar se Fifa kishte ndërhyrë më parë në punën e emitentëve televizive, vetëm në “raste individuale e për më tepër të dukshme”.