TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç u bë e ditur edhe më herët, në Vatikan ka nisur takimi kokë më kokë mes presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe liderit shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskut, raporton Anadolu Agency (AA).
Papa priti presidentin Erdogan në hyrjen e Sallës së Bibliotekës në Pallatin Apostolik, ku lideri i botës katolike pret mysafirët.
“Ju faleminderit për kujdesin”, – është shprehur presidenti Erdogan, ndërkohë që edhe Papa ka falënderuar presidentin turk për vizitën.
Erdogan dhe Papa Françesku shtrënguan duart para përfaqësuesve të mediumeve, ndërsa më pas kaluan në Sallën e Bibliotekës, ku po mbajnë takimin “kokë më kokë”, i cili po zhvillohet në dyer të mbyllura për mediumet.
Kjo është vizita e parë e një presidenti turk pas 59 vitesh që viziton Vatikanin