TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Raprti, në përgjigje të shkresës pas kërkesës së një grupi studentësh ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra pedagogun Zenel Shalari.
Mësohet se kundër Shalarit studentët kanë ngritur disa akuza, që nga detyrimi për të lerë libra, por dhe korrupsioni.
Zenel Shalai ka qenë pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave Sociale, dhe ka dhënë dy lëndë “Teori Ekonomie” dhe Hyrje ne Ekonomi”.
“Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, në kuadër të aksionit të Lëvizjes për Universitetin kundër korrupsionit dhe tregtisë së detyrueshme të librave, kanë realizuar një peticion me dhjetra nënshkrime, duke çuar ne shkarkimin e pedagogut Zenel Shalari. Aksioni kundër zhvatjes së organizuar të xhepave të studenteve do të vazhdojë, si ndaj zhvatjes me tarifa dhe toefla të qeverisë, po ashtu edhe ndaj korrupsionit brenda klasave shkollore. U bëjmë thirrje të gjithë studentëve të universitetit publik të bashkohen kundër zhvatjes dhe padrejtësisë, me peticione dhe protesta. Vetëm asgjë nuk është e mundur dhe bashkë asgjë e pamundur!”, ka qenë ky njoftimi nga Lëvizja për Universitetin e cila kishte bërë dhe kërkesën tek Dekani.