AKTUALITET, 6 Janar 2021, 14:44

Koalicioni LDK-AKR, Mustafa: Me Pacollin kemi bashkëpunuar edhe më herët

Koalicioni LDK-AKR, Mustafa: Me Pacollin kemi bashkëpunuar edhe më

Koalicioni mes LDK-së dhe AKR-së siç duket është drejt finalizimit. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim për mediat në Kosovë ka deklaruar se një mundësi e tillë është e mundshme.

Mustafa ka thënë se nëse AKR dëshiron të jetë pjesë e listës së LDK-së, për këtë të fundit do të ishte e mirëseardhur.

I pari i LDK-së, ka ritheksuar se partia e tij bashkë me atë të Pacollit edhe në të kaluarën kanë pasur bashkëpunim politik.