AKTUALITET, 6 Janar 2021, 14:25

Pas Pfizerit, Agjencia e Barnave në BE, EMA i jep “OK” përdorimit të vaksinës Moderna

Pas Pfizerit, Agjencia e Barnave në BE, EMA i jep “OK”

Agjencia e Barnave në BE, EMA miraton edhe përdorimin e vaksinës anti-COVID Moderna.

Kjo është vaksina e dytë e rekomanduar nga EMA pas Pfizerit. Komiteti drejtues i kësaj agjencie ka vlerësuar të dhënat mbi cilësinë, sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.

“Kjo vaksinë nga siguron një mjet tjetër për të kapërcyer emergjencën aktuale. Sa i përket të gjitha ilaçeve, ne do të monitorojmë nga afër të dhënat mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës për të siguruar mbrojtjen e vazhdueshme.

Puna jonë gjithmonë do të drejtohet nga provat shkencore dhe angazhimi ynë për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve të BE-së”, tha Emer Cooke, Drejtor Ekzekutiv i EMA.

Vaksina BioNTech-Pfizer është e vetmja vaksinë e autorizuar kundër koronavirusit në vendet e BE, pasi EMA dha autorizimin në datë 21 Dhjetor.