TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i LSI në qarkun e Beratit, Ardit Çela ka reaguar pas largimit të Nasip Naços drejt Partisë Socialiste rreth katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se LSI është forcë e parë në qarkun e Beratit dhe nuk ka kohë të merret me Blendi Klosin dhe as me shoqëruesin e pestë të tij, duke iu referuar këtu pikërisht Naços i cili zyrtarizoi sot kalimin me PS në krah të Klosit.
“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij”, shprehet Ardit Çela.
Naço e njoftoi sot largimin e tij nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat. Ndërkohë, Klosi u shpreh se me ardhjen e Naços, PS do të marrë pesë mandate në qarkun e Beratit.