AKTUALITET, 6 Janar 2021, 12:53

“Sfidat e këtij viti do t’i fitojmë me sukses”, Meta mesazh të fortë: Rrugë tjetër nuk mund të ketë!

“Sfidat e këtij viti do t’i fitojmë me sukses”, Meta

Presidenti Ilir Meta ka dërguar një mesazh të fortë nga Berati ku ka vizituar kishën e Shën Spiridhonit me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Meta uron që kjo ditë e shenjtë të bekojë përpjekjet për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit, pasi siç thotë ai rrugë tjetër nuk mund të ketë.

Postimi i plotë:

Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar.

Ju bashkohem lutjeve të tyre për shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë për të afërmit dhe njerëzit e shtrenjtë, që u janë prekur nga pandemia COVID-19.

Kjo Ditë e Shenjtë le të bekojë përpjekjet tona për të përballuar së bashku të gjitha sfidat e vështira, me të cilat do ndeshemi këtë vit dhe që patjetër do t’i tejkalojmë me kurajë dhe do t’i fitojmë me sukses.

Rrugë tjetër nuk mund të ketë!

Në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat për të ndarë urimet më të përzemërta me të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë...

Posted by Ilir Meta on Wednesday, January 6, 2021