TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
459 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë nga policia për shkak se nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Sipas policisë, 445 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse dhe janë gjobitur me 3 mijë lekë gjobë.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi e kanë paraqitur atë, këta qytetarë janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë administratorin e një subjekti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Gjithashtu janë konstatuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.