AKTUALITET, 6 Janar 2021, 13:21

Del video/ Si e joshi Rama, Nasip Naçon, që të kalonte tek PS: O Nasip, ku je o burrë, hajde të pish raki Skrapari o vëlla!

Del video/ Si e joshi Rama, Nasip Naçon, që të kalonte tek PS:


Ditën e sotme, ish ministri i LSI-së, Nasip Naço, njoftoi se do t'i bashkohet Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, duke braktisur partinë që e promovoi dhe i dha pushtet, më shumë seç mund ta kishte imagjinuar në jetën e tij.

Në këtë  video,  shihet sesi kryeministri Edi Rama, bëri për vete ish-ministrin e LSI-së, Nasip Naço, me fjalë të ëmbla dhe ftesa për të pirë raki skrapari.

Në pamjet që mund të shihni në video, kryeministri është i shoqëruar me ish-ministrin tjetër të LSI-së, Lefter Koka, edhe ky i kthyer në "rilindas" dhe Damian Gjiknurin ,teksa konsumojnë verë në një restorant. Kryeministri e fton disa herë Nasip Naçon të takohet me ta dhe të konsumojë verë, ndërsa Koka i thotë kryeministrit se Naço është i pakënaqur me LSI-në, pasi në vend të tij do të garojë Elona Guri në qarkun e Beratit.

Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).

Hë mo fol ti…

Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…

Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…

Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…

Edi Rama: O Nasip, raki skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.