TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër muaj pasi hodhi akuzat se zgjedhjet për kreun e KMSH-së, u shkarkua edhe nga detyra si Myftiu i Tiranës Ylli Gurra.
Lajmi është mbajtur i fshehtë nga KMSH, pasi ai është shkarkuar që më 28 qershor. Në vend të tij është vendosur Lauren Luli.
Akuzat për Gylenistët:
Pas zgjedhjeve të kreut për kreun e KMSH-së, ku u zgjodh Bujar Spahiu, Ylli Gurra, doli kundër duke e quajtur një farsë këto zgjedhje. Gurra tha se KMSH-ja u kap nga gylenistët dhe nga organizma të tjera.
“Unë nuk jam ushtar i askujt, as majtas, djathtas, në Anadoll e gjetkë. Sot ne kemi një organizëm okult, ata që i kanë imponuar KMSH-së mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, por edhe katapultimin e titullarit”, tha ndër të tjera ai.
Sipas tij, zanafilla e kësaj kapje ishte që në 8 mars të 2014, kur KMSH u katapultua nga këto organizma okult.