TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Irani ka njoftuar se do thyejë kufirin e vendosur në uraniumin e pasur, duke shkelur marrëveshjen e rëndësishme bërthamore të vitit 2015.
Zv/ministri i Jashtëm Abbas Araqchi tha se Irani donte të shpëtonte marrëveshjen, por fajëson vendet evropiane për dështimin e përmbushjes së angazhimeve të tyre.
Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018. Që nga ajo kohë ka vendosur sanksione të rrepta ndaj Iranit. Njoftimi i Iranit shënon shkeljen më të fundit të marrëveshjes.
Në maj, Irani rriti prodhimin e uraniumit të pasur, i cili mund të përdoret për të prodhuar karburant për reaktorët, por edhe për armët bërthamore.
Vendi ka rezervuar më shumë uranium të pasur sesa lejohet sipas kushteve të marrëveshjes.