TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Newcastle United shumë shpejt do të ndryshojë pronar. Duke iu referuar mediave angleze, Mike Ashley ka arritur akordin me financiaren angleze, Amanda Staveley, për shitjen e qymyrxhinjëve për 300 milionë paundë, rreth 344 milionë euro.
Por edhe pse blerësja do të jetë Amanda Staveley, paratë vinë nga Arabia Saudite, pasi 80% të shumës do ta paguajë fondi sovran saudit i udhëhequr nga princi arabo-saudit, Bin Salman.
Me pronarët e rinj, Newcastle pritet të kthehet në një klub të rëndësishëm në ishull.
Nga Bin Salman pritet një merkato me shifra të frikshme, me bardhezinjtë që do të afrojnë lojtarë me peshë për të garuar për një vend në Champions League, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.