AKTUALITET, 11 Nëntor 2018, 12:49

Sonte Juventusi përballet me Milanin, formacionet

Sonte në orën 20:30 Juventusi do të përballet me Milanin në stadiumin ‘San Siro’, ndeshje e vlefshme për Serie A.

Zonja e vjetër nuk ka asnjë humbje këtë sezon në kampionatin italian, Gennar Gatuso deklaroi se do ta ndalojë sonte skuadrën e Alegrit.

Milani ka marrë tre fitore radhazi dhe dëshiron që të vazhdojë me këtë ritëm në mënyrë që të qëndrojë në zonën e Ligës së Kampionëve, që është prioriteti kryesor për këtë stinor.

Sfida pritet të jetë e mbushur me surpriza pasi Higuain do të luajë kundër Juventusit, ai erdhi gjatë verës si i huazuar në anën tjetër nuk është e sigurt nëse do të luajë nga fillimi ish-kapiteni i Milanit që u largua gjatë verës, Leonardo Bonucci.

Këtë sezon Juventusi ka Cristiano Ronaldon, i cili pritet të bëjë diferencën.

Në nëntë takimet e fundit mes tyre, Juventusi ka 7 fitore, kurse Milani dy. TPZ.AL