LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2017, 22:29

Redon Makashi i dedikon ish-të dashurës këngën e festivalit të RTSH-së (VIDEO)

 

Elda Koçi, ish-e dashura e Redon Makashit ka publikuar sot në “Facebook” këngën “Ekziston”. Me këtë këngë Redon Makashi u paraqit mbrëmjen e djeshme në festivalin e RTSH-së.

Miqtë dhe ndjekësit e Eldës mendojnë se kjo këngë është një dedikim për të.  Elda nuk ka reaguar fare pas këtyre komenteve, por përderisa e ka shpërndarë këngën në profilin e saj mbase e ka kuptuar që kjo këngë është një dedikim për të.

https://youtu.be/-PmAopvMbeI