LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2017, 17:55

Majk-Melita, ja detajet që flasin për marrëdhënien e tyre!

Majk-Melita, ja detajet që flasin për marrëdhënien e tyre!

Emri i tij vazhdon të jetë kryelajm në mediet rozë.

Bëhet fjalë për reperin e njohur Majk, i cili së fundmi është komentuar për një lidhje të re me modelen nga Prishtina Melita Nushi.

Madje para pak ditësh qarkulluan paparacet, ku thuhej se ishin të dy bashkë.

Madje u përfol se dyshja e njohur pritet të bashkëjetojnë në banesën e re të Majkut me të cilën dikur mendohej të jetonte së bashku me ish-të dashurën e tij Majlinda Zekën.

Por të gjithë fansave të tij ju ka ikur një detaj nga raporti Majk-Melita. Melita e ndjek Majkun në Instagram, e njëjta nuk ndodh edhe me reperin. Në llogarinë e Majkut nuk gjendet Melita në listën që ndjek ai.

I kontaktuar nga Express, Majku e mohoi lajmin se ai është në lidhje me Melitën, ndonëse përgjigja e tij ishte shumë e shkurtër.

“Jo more, çfarë! Nuk e di qa paskan thon”, u shpreh ai.

Kujtojmë se bukuroshja Melita Nushi nuk është shumë në qendër të medieve, megjithatë njihet si njëra ndër femrat më të bukura dhe më seksi të Prishtinës.

[gallery ids="43721,43722,43723,43724,43725,43726,43727,43728,43729,43730,43731,43732,43733"]