LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2017, 18:18

Dedikim prekës për Khloe nga i dashuri i saj

Dedikim prekës për Khloe nga i dashuri i saj

Khloe Kardashian kishte një moment të madh dje kur konfirmoi lajmin për shtatzëninë e saj me Tristan Thompson.

Ajo publikoi një foto të barkut të saj në rritje, në të cilën duken edhe duart e Tristan.

E ky i fundit më pas i dedikoi një shkrim të dashurës së tij, e që emocionoi të githë.

“Dashuria ime. Faleminderit që më ke lejuar të jem pjesë e udhëtimit tënd dhe të bëhem pjesë e jetës tende atë ditë në hotelin “Bel Air”. Një nga momentet më të mira të jetës sime. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij udhëtimi dhe krijimin e engjëllit që vjen nga ai lartë. Çdo ditë e falënderoj që na ka bërë bashkë. Të dua shumë dhe e di që engjëlli ynë e ndjenë dashurinë tonë dhe do ta dijë që nëna dhe babi do ta duan pa kusht përgjithmonë, amen” - ka shkruar Tristan.