LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2017, 15:19

Përzierja e pabesueshme që stimulon rritjen e flokut

Përzierja e pabesueshme që stimulon rritjen e flokut

Përbërësi bazë është tharmi i bukës. Aplikohet 2 herë në javë.

Për shërimin e flokut të dëmtuar dhe për t’i shijuar rezultatet maksimale, duhet ta aplikoni së paku për dy muaj rresht, pra dy herë në javë për dy muaj.

Maska u përshtatet të gjitha llojeve të flokut dhe është e pazëvendësueshme, në luftën kundër humbjes së flokut dhe për rritje të shpejtë.

Përbërësit:

– 1 lugë qumësht të ngrohtë

– 1 lugë mjaltë

– 2o g tharmë të bukës

Përgatitja:

Në lugën me qumësht të ngrohtë, tretni lugën e mjaltit ose sheqerit dhe shtoni në të 20 g tharmë të freskët të bukës. E lini të fermentohet në vend të ngrohtë, 15-20 minuta.

Masën e fituar e aplikoni në flokun e pastër, të lagur dhe mbuloni me qese najloni dhe peshqir.

Lëreni 1-2 orë, më pas flokun e shpëlani me ujë të ngrohtë. Kjo maskë e furnizon flokun me vitamina, proteina dhe mineralet e nevojshme për rritje të flokut.