LIFESTYLE, 22 Dhjetor 2017, 15:06

Pemët që kanë veti shëruese te mushkëritë të dëmtuara nga duhanpirja

Pemët që kanë veti shëruese te mushkëritë të

Vetitë shëruese të cilat i posedojnë mollët e freskëta dhe domatet, mund ta ngadalësojnë plakjen natyrale të mushkërive dhe t’i riparojnë dëmtimet e shkaktuara nga pirja e duhanit, thonë shkencëtarët.

Gjithashtu ata thonë se pemët, në veçanti mollët, janë të mbushura me kimikale të mrekullueshme, të cilat ofrojnë efekte mbrojtëse. Të ngrënit, të paktën dy ose tre mollë dhe domate ,ofrojnë përfitime mbresëlënëse.

Ekspertët kanë zbuluar se, reduktimi natyral në funksionin e mushkërive përgjatë një periudhe 10-vjeçare, është ngadalësuar te ish- duhanpirësit, të cilët kanë ngrënë ushqime të natyrës.

Profesoresha Vanessa Garcia-Larsen, thotë se ky studim tregon, që konsumimi i mollëve dhe domateve mund të ndihmojë në riparimin e mushkërive, te personat të cilët kanë ndaluar konsumimin e duhanit.

Por, e mira është se dietat e pasura me pemë, mund ta ngadalësojnë procesin natyral të plakjes së mushkërive edhe nëse nuk keni konsumuar asnjëherë duhan.