AKTUALITET, 6 Janar 2019, 17:30

Kishte destinacion Italinë, qentë zbulojnë drogën në portin e Durrësit

Kishte destinacion Italinë, qentë zbulojnë drogën në

Të paktën 4 kg heroinë janë sekuestruar në portin e Durrësit.

Mësohet se lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion dhe kishte destinacion Italinë. Ajo është gjetur brenda një çantë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit.

Kamioni ku u gjet droga ishte i ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen antidroge.