AKTUALITET, 27 Korrik 2021, 14:45

Kishin plagosur një shqiptar me hanxhar pak ditë më parë, babë e bir bien në prangat e policisë italiane

Kishin plagosur një shqiptar me hanxhar pak ditë më parë,


Një 45-vjeçar italian dhe djali i tij 18-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë pas një urdhri të lëshuar nga gjykata e Velletrit.

Sipas mediave vendase, të dy babë e vir akuzohen për tentativë vrasje pasi kanë plagosur një 30-vjeçar shqiptar me hanxhar, në fund të një ndeshjet të kampionatit europian.

Ngjarja nisi si një diskutim banal midis shqiptarit dhe 18-vjeçarit, ky i fundit pasi u largua nga lokali ku ndodhi debati informoi të atin mbi situatën. Në momentin që shqiptari po dilte me të dashurën nga lokali ai është ndaluar nga një makinë me 4 persona, dy nga të cilët u afruan dhe qëlluan me hanxhar ndaj 30-vjeçarit.

I plagosur në disa pjesë të trupit, shqiptari u dërgua menjëherë në spital, ku ju mor dëshmia dhe në bazë të kamerave të bizneseve përreth u bë i mundur identifikimi dhe më pas ndalimi i dy agresorëve.